Highlight Lifestyle Modë & Bukuri

Ja sekreti i japonezeve për fytyrë të mahnitshme!

sekreti

Japonezet kanë shumë pak rrudha dhe tashmë sekreti është zbuluar. Me siguri shumë prej jush mund të kenë pyetur veten se si ia bëjnë gratë aziatike të duken kaq të bukura, me një lëkurë të pastër, të shëndetshme e të bardhë.

Sigurisht që në kujdesin ndaj vetes nuk luajnë rol të rëndësishëm vetëm produktet e zakonshme kozmetike, por edhe disa sekrete që çdo femër aziatike i ka pjesë të përditshme në ritualin e përkujdesjes.

Japonia ka një histori të gjatë vlerësimi për bukurinë natyrore, dhe nuk është çudi që gratë japoneze janë të njohura për pamjen rinore dhe lëkurë prej porcelani.

A kanë zbuluar burimin e rinisë. Në të vërtetë, japonezët njohin disa sekrete bukurie që do të donim të ndanim me ju. Ato përdorin:

  1. Vaj Camellia
  2. Uji i Orizit
  3. Çaj i gjelbert
  4. Shafran i Indisë
  5. Masazh