Highlight Të tjera

Ja sa shpesh duhet ta ndërroni furçën e dhëmbëve!

furça

Nuk është një shenjë e mirë nëse nuk ju kujtohet hera e fundit që keni ndërruar furçën tuaj të dhëmbëve. Por ne nuk jemi këtu për të ju turpëruar, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Me siguri që ju do të ndërroni furçën tuaj të dhëmbëve, po sa të mbaroj ky artikull.

Nëse furça juaj nuk është e pastër, si mund të prisni që ajo të të pastrojë dhëmbët tuaj në mënyrë efektive?

Sipas Shoqatës Amerikane të Dhëmbëve (ADA), ju duhet të ndërroni furçën tuaj të dhëmbëve (ose kokën elektrike të furçës) çdo tre deri në katër muaj.

Kjo është, nëse e përdorni atë dy herë në ditë, të cilën ne shpresojmë që e bëni.

Mendoni për furçën tuaj të dhëmbëve si një artikull sezonal.

Dentisti Keith Arbeitman thotë për ‘Business Insider’ se një tjetër çelës kyç që furça juaj duhet të ndërrohet është: “Sapo fijet e furçës të kenë filluar të lakohen ju nuk po pastroni me efektshmeri”.

Arbeitman gjithashtu rekomandon vetëm herë pas here prekjen me gjuhen tuaj nëpër dhëmbët tuaj. Nëse nuk ndiheni sikur dhëmbët e juaj janë aq të rrëshqitshëm si zakonisht, atëherë furça juaj ndoshta nuk po e bën më punën e vet.