Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Ja pse ti je perfekt ashtu siç je?

perfekt

Pse ju jeni perfekt ashtu siç jeni? Së pari le të flasim për diçka shumë të rëndësishme: perfeksioni është vetëm një pikë referimi. Por cfarë nënkuptojmë me këtë? Për të vendosur që dicka është perfekte ne duhet të shikojmë e vlerësojmë të gjitha tiparet e një gjëje dhe ta krahasojmë me tiparet e një gjëje tjetër që pëlqejmë. Kjo jo doemosdoshmërisht do të thotë se ajo gjë është perfekte, por mund të jetë perfekt bazuar në atë që dijmë deri tani. Pa pasur diçka për të krahasuar nuk mund ta dijmë se a është perfekte apo jo.

Pse kjo është me rëndësi? Sepse kur ne gjykojmë vetën tonë, bazohemi tek një pikë referente që kemi krijuar në mendjen tonë.

Sidomos në epokën e mediave sociale, e gjitha çfarë njerëzit shohin është ana e mirë e një njeriut. Çdo gjë tjetër është e fshehur pas ekranit. Ja pse është më e rëndësishme se kurrë që njerëzit të ndajnë storiet e tyre ‘joperfekte’ me të tjerët.

Pra gabimi ynë është se pas të gjithash, ne shohim vetën dhe nuk shohim ndonjë gjë të bukur, interesante, argëtuese si të tjerët.  Natyrisht që është një realitet i anuar, por mendja jonë bazohet në të. Kjo është vetëm një film i mendjes sate. Kjo është gënjeshtra që po jetoni.

E vërteta është se ju jeni perfekt ashtu siç jeni dhe ashtu sic keni qenë gjithmonë. Ato që ne na bëjnë të dallojmë nga të tjerët janë po ato ‘të meta’.

Gjejeni një mënyrë për të ndarë realitetin nga ky film i krijuar. Është me rëndësi të shohësh gjërat ashtu siç janë dhe jo siç duken.