Highlight Të tjera

Ja pse nuk arrini të koncentroheni!

koncentrohen

Shumë njerëz nuk mund të koncentrohen në ditët e sotme për dy arsye.

Njëra është që askush kurrë nuk na mësoi se si të koncentrohemi, dhe e dyta që ne nuk praktikojmë koncentrimin.

Pra si mund të bëjmë diçka që askush nuk na mësoi se si duhet bërë?
Dhe si mund të bëheni më të mirë në diçka pa praktikuar atë si fillim?

A keni mësuar në shkollë se si duhet të koncentroheni? Si p.sh një trajnim për koncentrimin? Me siguri që jo. Por a keni dëgjuar t’iu thënë shumë herë gjatë zhvillimit tuaj të koncentroheni?

Njerëzit na tregojnë gjithnjë që duhet të koncentrohemi por nuk na tregojnë se si. Të tilla si “Koncentrohu tek ushqimi juaj.” “Koncentrohu në detyrat e shtëpisë.

Por, imagjinoni nëse do të praktikonit shpërqëndrimin për gjashtë muaj. Në çka do të ishit të mirë pas gjashtë muajsh? Në shpërqëndrim. Po pas një viti? Do të ishit shumë të mirë në shpërqëndrim. Po, pas 2 vitesh? Do të ishit ekspert të shpërqëndrimit.

Ligji i praktikimit thotë se ne jemi të mirë në çdo gjë që e praktikojmë. Pavarsisht a është diçka positive apo negative. Nëse praktikoni diçka herë pas here do të bëheni me të vërtetë të mirë në të. Prandaj njerëzit janë  të mirë në shpërqëndrim.

Por përse nuk janë njerëzit të mirë në koncentrim? Sepsë ata kurrë nuk kanë mësuar se si duhet të koncentrohen dhe kurrë nuk praktikojnë atë.