Highlight

Ja përse çmimi Oscar është një statujë e një njeriu prej arit!

By Edone Podvorica

February 27, 2019

Çmimi Oscar ka pësuar disa ndryshime qysh prej lansimit të tij.

Askush në Hollyood nuk është më i famshëm se njeriu prej arit. Përderisa shumica tentojnë ti vjedhin atij një puthje, vetëm disa kanë mundësi ta prekin atë.

Por, përse çmimi Oskar është një statujë e një njeriu prej arit?

Qysh nga viti 1929, ky trofe ka fituar një reputacion si një ndër çmimet më të rëndësishme në botën e filmit. Por jo gjithmonë ka pasur këtë formë si sot.

Dizajni origjinal nga artisti Cedric Gibbons, përfshinte një kalorës duke mbajtur një shpatë në dorë dhe duke qëndruar mbi një mbështjellës filmi.

Mbështjellësi i filmit simbolizonte 5 degët e Akademisë: aktorët, regjisorët, producentët, tekniket dhe  skenaristet.  Kurse shpata simbolizonte sigurinë e kësaj industrie.

Me kalimin e kohës, në dizajnin e Gibbons u bë një ndryshim.

Skulpturi George Stanley krijoi statujën tre dimensionale të trofeut fillestar, mirëpo largoi mbështjellësin filmik, por shpata mbeti sot e kësaj dite.

Pavarësisht ndryshimeve, ky çmim mbetët të jetë më i vlerësuari në historinë e filmit në të gjithë botën, dhe çdo vit me mijëra artist presin këtë ngjarje të ndarjeve të çmimeve me padurim.