Yoga njihet si një praktikë e vjetër me plot ngjyra, dhe histori të ndryshme. Ka shumë fakte rreth yoga-s që nuk i keni ditur, si njohuri të thjeshta. A e keni ditur se yoga filloi në Indi?
Pastaj ka edhe fakte të tjera më pak të njohura për publikun e gjerë të cilat mund ti lexoni më poshtë:
1. A dëshironi të rregulloni jetën tuaj seksuale? Provoni yoga;
Nëse po kërkoni të rregulloni gjërat në dhomën tuaj të fjetjes atëherë yoga është gjëja e duhur për ta kërkuar. Ajo mund të rregulloj jetën tuaj seksuale.
2. Yoga mund të quhet ‘fontana e rinisë’;
Ka shumë benefite që sjellë praktikimi i yoga-s. Fleksibilitet, fuqi, qetësi dhe prezencë mentale. Yoga po ashtu ndihmon në frymëmarrje, duke ulur rrahjet e zemrës dhe tensionin e lartë. Yoga mbanë trupin tuaj vital dhe në formë, nga kombinimi i pozitave dhe teknikave të ndryshme. Pra yoga është një eliksir për një jetë të gjatë.
3. Nuk ka fund të mundësive;
Besoni ose jo, ka më shumë se 100 stile të yoga-s. Siç janë disa më tradicionale si Iyengar, Hatha ose stilet më të famshme si Vinyana, Ashtanga etj.
4. Yoga ndryshon mendjen tuaj;
Praktikimi i yoga-s do të thotë ngritje e fleksibilitetit. Duke lejuar trupin tuaj të zhvillojë fleksibilitetin do t’iu ndihmojë po ashtu për një mendje më të hapur e fleksibile. Ata njerëz që praktikojnë yoga njihen si njerëz më të relaksuar, me më shumë vetëbesim dhe më fleksibil në kuptimin e adaptimit në situate të reja.