Highlight

Ismail Kadare – Mall

By Bleona Foniqi

November 12, 2018

Ca pika shiu ranë mbi qelq. Për ty befas ndjeva mall. Jetojmë të dy në një qytet, Dhe rrallë shihemi sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes, Qiejt e ngrysur pa lejlekë Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit Seç m’u kujtua sot për dreq: “Të zgjuarit janë bashkë në botë, Kurse të fjeturit janë veç.”

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq, Që dot s’po zgjohemi vallë?… Ca pika shiu ranë mbi qelq Dhe unë për ty seç ndjeva mall…