Highlight Storie Inspirimi

Inteligjenca emocionale

Inteligjenca emocionale

Inteligjenca emocionale është shkathtësia e njohjes dhe e menaxhimit të ndjenjave tona, të ndjenjave të njerëzve të tjerë dhe marrëdhënieve me ta.

Shpesh flasim për empatinë ose për aftësinë e mishërimit në ndjenja të njerëzve të tjerë,

Thënë thjeshtë, empatia është aftësia për tu futur në “lëkurën e të tjerëve”.

Shprehjet inteligjencë dhe përcaktim emocional  i kanë krijuar Salovey dhe Mayer, ndërsa nocioni është përhapur pas botimit të librit të Goleman-it, “inteligjenca emocionale”.

Është filluar  të flitet gjithnjë e më shumë për rëndësinë e sjelljes me ndjenja në vendin e punës, gjë që ka domethënie vendimtare për shfrytëzim e potencialit njerëzor.

Disa karakteristika gjatë punësimit të punëtorëve, që janë të rëndësishme për suksesin e ndërmarrjes, nuk mund ti blejmë me para.

Këtu bëjnë pjesë ndjenjat pozitive, besimi, entuziazmi për punën dhe besnikëria ndaj ndërmarrjes.

Dashuria dhe besnikëria ndaj ndërmarrjes mund të përftohen vetëm me sjelljen e përshtatshme ndaj të punësuarve.

Pra, me udhëheqjen e ndërmarrjes me zemër e jo me dhunë.

Diçka e ngjashme vlenë edhe për marrëdhëniet me partner, për familjen dhe për grupe tjera.