Dashuria Highlight

I dashur Zot, shpresoj që e ke ruajtur një person special për mua!

i dashur Zot

Gjithmonë e kam ditur çfarë dua në jetë. Gjithmonë kam qenë e kujdesshme me vendimet e mia dhe me kujdes kam zgjedhur njerëzit me të cilët jam rrethuar.
Prapë se prapë, në rrugën time për të zbuluar vetën, unë po ndjehem e humbur. Unë po ndihem bosh dhe po e kuptoj që kjo me vjen nga fakti se të kam harruar Ty.
Unë u ndala se dëgjuari dhe foluri me ty. Unë vendosa të ri-kërkoj se kush jam, dhe këtë herë më ndihmën tënde. Sepse, kur jam e rrethuar me dritën tënde, unë gjej më të mirën tek vetja. Sa më afër teje jam, më shumë e ndjej dashurinë rreth vetes.
Ti je shpëtimtari im. Ti me do mua në ditë të mira, por Ti nuk ndalon së dashuri mua edhe në ditë të këqija. Dhe ti më do edhe më shumë. Ti gjithmonë më dëgjon kur qaj dhe kërkoj ndihmën tënde. Por, ti dëgjon dhe lutjet e mia në heshtje. Ti kurrë nuk më harron mua.
Sepse dashuria jote është e pafund e përhershme. Ti më do për këtë që jam. Ti më do edhe kur unë ndihem sikur nuk kam mjaftueshëm dashuri nga Ty. Por ti je këtu, gjithmonë.
Zot, përmes dashurisë tënde e kam kuptuar sa e rëndësishme është ti falësh dikujt tjetër dashuri. Dhe unë e di që nuk jam perfekte, por TI je, është edhe dashuria jote.
Dhe thellë në zemër e di që Ti po më ruan për dikë shumë special. Dikë që do të mbaj të lidhur me Ty, dikë që do të nxjerr në pah pasionin tim, ëndrrat. Dikë që do të mbaj dorën time në ditë të mira dhe të këqija. Dikë që do të lexojë mendjen time. Dikë, tek I cili do të mbështetëm sikur tek Ty.

Zot, shpresoj që e more parasysh lutjen time!
Unë besoj tek Ty dhe do të vazhdoj të besoj.
Unë jam në pritje të këtij personi special, të cilin e ke krijuar enkas për mua!