Të tjera

Hoteli në Nairobi, Kenya ku mund të hani ushqim me gjirafat

Nairobi

Paramendoni të zgjoheni në Nairobi, Kenya. Zgjoheni nga gjumi dhe vazhdoni poshtë shkallëve antike të një hoteli të vogël. Të dizajnuar në stilin skocez, së bashku me gjirafa.

Po, gjirafa lejohet të fusë kokën në dritaret e mëdha të këtij hoteli. Duke shpresuar se mund të hajë ca nga drithërat e juaja.

Giraffe Manor, është një hotel afrikan I cili poashtu shërben si strehë për gjirafat të cilave u është rrezikuar jeta.

Përderisa ju jeni duke shijuar ushqimin tuaj me gjirafën afër jush, ju poashtu po ndihmoni në ruajtjen e kësaj specie në rrezik. Shumë njerëz të famshëm kanë shijuar qëndrimin e tyre në këtë hotel si: Mick Jagger, Brooke Shields, Marlon Brando etj.

Ky hotel daton qysh nga viti 1932. Dhe shumë e krahasojnë me filmin Out of Africa. Në këtë vend ju mund të shihni gjirafa gjithkund.

Shikoni disa fotografi, të cilat e shpjegojnë këtë ‘fenomen’ më së miri: