Highlight Natyrë & Turizëm

Hoteli më magjik në Botë “Montana Magica”

Montana Magica

Kjo shtëpizë është një përrallë e vërtetë. Një atraksion për tu parë dhe një mrekulli për tu shijuar. Kjo shtëpisë është vendi ideal për një përvojë vërtetë magjike.

Ky vend magjik është në pjesën jugore të Kilit dhe është  në listën e monumenteve të mbrojtura të Unesco-s.

Në shikim të parë çdo gjë duket shumë e  çuditshme. Një ndërtesë në formën e një vullkani nga maja e secilës rrjedhë ujë mbi gjethet e gjelbra që kanë përfshirë çdo pjesë të saj.

Ky është një hotel i jashtëzakonshëm larg qendrës dhe ngarkesës së automjeteve.

Sapo të hyni brenda tij, do të gjeni një bar, I tëri i realizuar nga druri.

Për tu ngjitur lartë në këytë hotel ju duhet të shfrytëzoni litarin  dhe të keni guxim ta bëni këtë.

Në fund të ditës, mysafirët mund të pushojnë në kazanët e nxehtë të gdhendura nga druri i trungjeve të të pemëve. Dhe, tërë vendin e pushton tingulli qetësues i ujëvarës që zbret poshtë ndërtesës.

Çmimet në hotel nisin nga 150 deri në 260 dollarë për një natë.