Highlight UNIK +

Ho’o ponopono, një praktikë hawaii-ane e pajtimit dhe faljes

Ho'oponopono
Mimoza Thaqi

Motivuese

“Ho’oponopono” është përcaktuar në fjalorin Hawaiian si:

1.Për të vënë të drejtën, për të vendosur në trajtë të duhur, për të ndrequr, për të rregulluar, për të përshtatu, për të aranzhuar,për të pastruar, për të renditur, për të bërë të drejtë, për të administruar, për tu kontrolluar, për mbikëqyrje, për menaxhim, për modifikim, për të punuar me kujdes ose në mënyrë të rregullt, për të bërë gati.

2.Pastrimi mendor: në takimet familjare në të cilat marrëdhëniet u vendosën në të drejtën (ho’oponopono) nëpërmjet lutjes, diskutimit, rrëfimit, pendimit, kthimit dhe faljes reciproke”. Fjalë për fjalë, ho’o është një grimcë e përdorur për të bërë një folje aktualizuese nga emri i mëposhtëm, ashtu siç do të “për” përpara një emri në anglisht. Këtu krijon një folje nga emri pono, i cili përkufizohet si: “… mirësia, drejtësia, morali, cilësitë morale, procedura e saktë ose e duhur, përsosmëria, mirëqenia, prosperiteti, bollëku, dobia, gjendja e vërtetë ose natyra , duhet, duhet, duhet, të nevojshme. ” Në të njëjtën kohë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm,

Ponopono përkufizohet si “për të vënë në të drejtë, për të vënë rregull ose për të formuar, korrigjuar, rishikuar, ndryshuar, ujdisur, korrigjuar, mbikëqyrur, sistemuar, për të pastruar”.

Tani si të rregullojmë gjendjen në të cilën jemi?

 

Ajo që dëgjoj në pjesën më të madhe të kohës është tallje dhe fjalë të ulëta për çdo person të kyçur në politikë, në qeverisje dhe në çdo vend udhëheqës, në biznes në këtë formë ne nuk ju ndihmojmë atyre të bëhen më të mirë, në këtë formë ne tallim vetën tonë dhe bëjmë akoma me të tensionuara mendimet në vetëdijen kolektive për të liruar energjinë e mirë të qarkullojë, në vërtetë duhet të pyesim vetën shumë shpesh dhe gjatë gjithë kohës pse kemi ngecur në ritmin hipnotik të së keqes?

Pse nuk lejojmë të mirat të rrjedhin…e mira është aty po ne e kemi bllokuar me energjinë negative dhe nuk i lëmë shteg të futet, duke përdorur fjalët më të ulëta për çdo njeri dhe për çdo subjekt e duke pritur të mira nga këto fjalë që themi!

Jo ne nuk duam të mirën përderisa kemi mllef në gojën tonë! Jo ne nuk duam të mira përderisa kemi vetëm negativen pjesë të përditshmërisë sonë, dhe pastaj ankohemi sepse më të lehtë e kemi të ankohemi se sa të marrim përgjegjësi 100% për jetën tonë!

Përgjegjësi 100% është edhe të themi se këto qeveri, subjekte politike apo pushtete ne e kemi krijuar me fjalët që përdorim 24/7 me statuset satirike/ vetëvrasëse që lexojmë çdo ditë, me lajmet negative që na kënaqin e na bëjnë të ndihemi në avantazh… që ne nuk jemi si ato.

Nuk din ç’të flasësh me njerëzit përveç se statistikat e vjedhjeve të njerëzve që janë pasqyrë e tyre. Përgjegjësi 100% se ne e krijuam këtë dhe po ne mund ta ndryshojmë  këtë!

Duke patur kujdes çfarë flasim, më çfarë qeshim, kënd e përqeshim dhe kënd e akuzojmë.

E drejta jonë është të kthehemi nga vetja dhe të pastrojmë nga programet e trashëguara nga prindërit, gjyshërit, stërgjyshërit…katragjyshërit…të largojmë nga frekuencat dhe energjia jonë të gjitha vetitë negative që i shohim çdo dite si pjesë e shoqërisë sonë!

Të mendojmë saktë çfarë duam dhe të flasim për atë që duam 24/7.

Të përdorim fjalët magjike, të dua, të lutem më fal, kërkoj ndjesë dhe faleminderit.

“Të dua” ti themi vetës sonë, atij shpirti të pastër që jeton në secilin prej nesh dhe kërkon çlirimin nga mendja negative, nga hipnoza negative nga rrjeti negativ ku na ka katandisur armiku!

Të duam sepse vetëm me dashuri mund të shërojmë vetën dhe shoqërinë tonë.

Ju dua, ju lutem më falni, ju kërkoj ndjesë dhe ju falënderoj.