Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Historia prekëse e djalit nigerian që po vdiste nga uria…

histori prekëse

Askush nuk dëshiron të lexojë një histori rreth një fëmije të vogël gati duke humbur jetën, përveç kur ka një fund tepër të lumtur si ai për të cilin do ta shihni tani.

Ju mund të mbani mend historinë e një djali dy-vjeçar nigerian i cili u la për të vdekur në fshatin e tij, sepse familja e tij mendonte se ishte një ‘magjistar’. Po, e lexuat saktë. Për tetë muaj, djali bredhi rrugëve të fshatit të tij, duke mbijetuar me copa të ushqimit. Njerëzit që vizituan fshatin ishin të tronditur kur shihnin një djalosh të ri të lodhur duke ecur pa mbikëqyrje apo kujdes.

Falë një gruaje daneze të quajtur Anja Ringgren Loven, ky djalë i vogël ishte në gjendje të bënte një rikthim të plotë dhe fotot e reja ishin absolutisht mahnitëse!

Kjo foto bëri bujë para disa muajsh, dhe bota u tronditë nga ky fëmijë i vogël që ishtë lënë në rrugë nga prindërit e tij.

Për fat të mirë, djali që tani mbanë emrin ‘Hope’ (që do të thotë shpresë, përkthyer nga gjuha angleze) tani është në gjendje shumë të mirë falë kujdesit të Anja-s.

Pas disa muajsh ai dukej krejtësisht ndryshe.

Anja në profilin e saj në facebook shkroi: “Një mesazh për botën 🌍 SHPRESË për të gjithë fëmijët në mbarë botën se janë të rrethuar nga dashuria dhe kujdesi, nëse jo, është përgjegjësia jonë më e madhe si të rriturit për të siguruar që asnjë fëmijë në këtë botë të mos mbetet vetëm, asnjë fëmijë nuk duhet të përballet me tortura dhe abuzime! “/Unik Portal/