Highlight Të tjera

Historia e veçantë e Budes me personin që e pështyu në fytyrë! Çfarë mund të mësojmë nga ajo?

Ka disa njerëz që janë mjeshtër të krijimit të lidhjeve me ne, duke na bërë të mësojmë shumë nga ta për gjëra të rëndësishme në jetën tonë.

Shëmbëlltyra budiste na ka mësuar shumëçka për jetën dhe mënyrat se si të jemi njerëz më të mirë në këtë botë.  Edhe këtë herë kemi përzgjedhur disa mësime që lidhen me aspektin e ndjeshmërisë.

Legjendat tregojnë se një ditë një njëri papritur e pështyu në fytyrë Buden, pa i thënë asnjë fjalë.

Buda, me gjithë mençurinë e tij, e fshiu me durim fytyrën, ia zgjati doren plot respekt, duke i thënë  “Faleminderit, me gjestin tuaj më bëtë të kuptoj se zemërimi nuk është pjesë e jetës time. Kështu që unë u jam thellësisht falendërues.  Me gjestin tuaj ju e dëshmuat se disiplina ime njerëzore kalon zemërimin. Unë të jam mirënjohës.”

Njeriu u habit me reagimin e Budes, dhe në të vërtetë nuk e priti këtë reagim të tij, në këtë formë.  Pastaj, ditën tjetër, i zhgënjyer me atë që ka bërë u rikthye të Buda për ti  kërkuar falje.

Por, ai thjeshtë ia ktheu:

“Unë nuk mund të të falë, sepse kjo do të thoshte që unë jam prekur nga ju, dhe kjo nuk ka ndodhur”.

Cfarë mund të mësojmë nga kjo ngjarje?

 

Ne shpesh e shohim se duke injoruar një person si diçka negative, kjo ngjallë tek ne vet-respekt, sepse në këtë mënyrë ne nuk lejojmë që dikush të prekë ose ndikojë negativisht aspektin tonë emocional, lumturinë dhe kualitetin tonë të jetës.

 

Ndonjëherë, ne duhet të mësojmë të injorojmë disa njerëz për të mirën tonë.

Përmes këtyre tri këshillave ti mund të përmirësosh dukshëm jetën tënde.

 

  1. Sjelljet e këqija, që kanë për qëllim t’ju dëmtojnë më shumë se sa t’ju ndihmojnë ose t’ju japin vullnet.
  2. Qëndrimet që mund të dëmtojnë ose prishin ekuilibrin tuaj.
  3. Përpjekjet për të kontrolluar dhe manipuluar nëpërmjet ndjenjave të fajit, “dashurisë” ose ndjenjës së përgjegjësisë.