Storie Inspirimi

Historia e gruas që shëroi kancerin në gji pa kimioterapi

Historinë që do ta lexoni në vazhdim është e bukur dhe frymëzuese për shumë njerëz që po kalojnë sëmundje të ndryshme. Fjala është për zonjën Cathy Goodman e cila përdori tri metoda për tu shëruar nga një sëmundje. Sëmundje kjo që sot prek shumë femra kudo nëpër botë. Forca e mirënjohjes për tu shëruar, forca e besimit për të marrë dhe forca e së qeshurës dhe gëzimit për të shpërbërë sëmundjen janë mënyrat se si kjo zonjë e luftoi kancerin në gji.

Lexoni rrëfimin e saj se si Cathy luftoi kancerin në gji:

Isha diagnostikuar me kancer në gji. Thellë brenda zemrës sime, dhe me një besim të fortë, besoja se isha shëruar. Çdo ditë thosha “Faleminderit për shërimin”. Thellë Brenda zemrës sime besoja që isha shëruar. E përfytyroja veten sikur nuk kisha pasur kurrë kancer në trupin tim.

Një ndër gjërat e tjera që bëra për t’u shëruar ishe ndjekja e filmave komikë. Ne vetëm qeshnim, qeshnim e qeshnim. Nuk ia lejonim dot vetes të fusnim stres në jetën time. Sepse e dinim që stresi ishte një prej gjërave më të këqija, kur përpiqesh të shërohesh. Nga çasti i diagnostikimit e deri në atë të shërimit të plotë, kanë kaluar muaj. Dhe e gjithë kjo u arrit pa rrezatime dhe kimioterapi.

Por si e arriti Cathy këtë? Ishte pikërisht historia e Norman Cousins që e kishte frymëzuar atë të fuste të qeshurën në programin e saj të shërimit.

Norman-i kishte qenë i diagnostikuar me një sëmundje të pashërueshme sipas mjekëve. Ata i kishin thënë se i mbeteshin vetëm pak muaj jetë. Kështu ai vendosi të shërohej vetë.Për tre muaj me radhe nuk bëri gjë tjetër veçse pa filma komikë dhe qeshte pa pushim. Në ata tre muaj sëmundja iu zhdukë dhe mjekët thanë se shërimi i tij kishte qenë një mrekulli.

Duke qeshur Norman-I çlironte gjithë negativitetin dhe, në të njëjtën kohë, sëmundjen. E qeshura është më të vërtetë ilaçi më i mirë, prandaj mos harroni të qeshni për asnjë moment sepse kjo është ndër armët më të forta të shëndetit dhe lumturisë.