Highlight Të tjera

Heshtja si mënyrë efikase për arritjen e paqës shpirtërore!

heshtja

Një mënyrë efikase për arritjen e paqes shpirtërore është ushtrimi i përditshëm i heshtjes. Secili duhet të vendosë që për çdo ditë të kalojë të paktën pesëmbëdhjetë minuta në qetësi të plotë.

Shkoni vetëm në vendin më të qetë që u është i lejueshëm, uluni ose shtrihuni dhe lëshohuni  në shkathtësitë e heshtjes. Mos flisni me askënd. Mos shkruani. Mos lexoni. Mendoni sa më pak. Lirojeni mendjen tuaj. Parafytyroni se truri juaj është në gjendje qetësimi, joaktiv. Kjo në të parë nuk do të jetë e lehtë , sepse mendimet jua lëvizin mendjen tuaj, mirëpo me ushtrime të vazhdueshme do ta përmirësoni këtë aftësi.

Paraqiteni mendjen tuaj si sipërfaqe të ujit, dhe atë sa më të qetësuar, pa asnjë valë. Kur ta arrini gjendjen e paqes më të madhe, filloni të dëgjoni tonet e fshehta të harmonisë, dhe të bukurisë së Zotit, nga të cilat është krijuar qetësia.

 

Heshtja është shëruese, qetësuese, shprehi e shëndoshë. Starj Dejli thotë “Me sa di unë, ai që e di se si ta zbrazë heshtjen dhe e bën këtë, kurrë s’është i sëmurë”.  Sipas tij vështirësitë vijnë kur nuk arrijmë të harmonizojmë reaksionet emotive me lirimin.

Star Dejli e bie heshtjen në lidhje të ngushta me shërimin shpirtëror. Kjo ndjenjë se jemi të pushuar, e cila rrjedh nga zbrazja e qetësisë së plotë, është terapi me vlerën më të madhe. Në rrethanat e jetës bashkëkohore me tempo të shpejtuar, zbrazja e heshtjes siç e pranojnë të gjithë, nuk është aq e thjeshtë si në kohën e të parëve tanë.

Sot ka një numër të madh të aparateve që prodhojnë zhurmë. Për këto aparate të paret tanë as që dinin, kështu që ritmi I obligimeve tona ditore është përherë e më me ethe.

Në botën bashkëkohore hapësira tashmë është shkatërruar e ne dukshëm, përpiqemi ta shkatërrojmë edhe faktorin e kohës. Individit rrallë i jepet rasti të shëtisë maleve të dendura, të rrijë pranë detit, të meditojë në majë të bjeshkës ose në kuvertën e anijes e në mjedis të oqeanit.  Kur të kemi përvoja të këtilla, mund të mbajmë pamjen e ndonjë vendi të qetë dhe ndjenjën e çastit të caktuar dhe të kthehemi në kujtimin se tërë këtë e përjetojmë në të njëjtën mënyrë sikurse të ishim me të vërtetë aty. Në të vërtetë, kur në kujtesë të ktheheni  në këtë, mendja përpiqet të mënjanoj çdo gjë që ishte e pakëndshme në situatën e vërtetë. Vizita në kujtesë shpesh për ne është përvojë  më e mirë sesa e vërteta, sepse mendja përpiqet ta riprodhojë vetëm bukurinë e pamjes së mbajtur mend.

Provoni të bartni sa më shumë  mendime  e sa më shumë përjetime të bukura, të mbushura me paqe në mendjen tuaj. Duhet të mësoheni se mënyra më e mirë për ta liruar mendjen tuaj është pikërisht të arrini që mendja e juaj është liruar. Kjo arrihet me ushtrime, duke aplikuar parime aq të thjeshta sikurse këto që u përmendën këtu. Mund të kërkoni nga mendja e juaj që t’jua kthejë çdo gjë që dëshironi , por mbajeni në mend se mund t’jua kthejë vetëm atë që u është dhënë  më parë. Mendimet tuaja le të jenë të përshkuara me paqen që keni përjetuar ndonjëherë, me fjalë dhe me mendimet të qetësuara, dhe me siguri do ta ketë thesarin e përjetimeve që do t’jua kthejë paqen. Këtyre përjetimeve mund t’ju dorëzoheni për ta freskuar dhe për ta forcuar shpirtin tuaj. Ai do të jetë burim i madh i forcës.

Provoni që edhe nëse nuk keni peizazhe të këtilla në muret e kuzhinës, por mund t’i bëjmë në muret e kujtesës, këto pamje të përjetimeve më të bukura në jetë. Kaloni kohën në mendime, në të cilat ju çojnë  këto pamje. Pa marrë parasysh se sa jeni të zënë dhe se çfarë përgjegjësish ju ngarkojnë, kjo procedurë e thjeshtë, por unike, që është dëshmuar e suksesshme në shumë raste e mund të veprojë me efikasitet në ju.

Kjo është rrugë e qetësimit shpirtëror, të cilën është krejt lehtë ta ushtrosh.