Highlight

Herën tjetër që doni të ankoheni, kujtoni këtë…

ankim

Herën tjetër që doni të ankoheni kujtoni këtë…

Herën tjetër që doni të ankoheni, kujtoni se dikush sapo mori frymën ë fundit të kësaj jete.

Një herë tjetër që doni të ankoheni për ushqimin që hani, kujtoni se dikush nuk e di se kur mund ti vijë vakti tjetër…

Herë tjetër që doni të ankoheni për partnerin tuaj apo për shokët e tu, kujtoni se dikush është I vetëm dhe ndihet i vetmuar.

Herë tjetër që doni të ankoheni për shtëpinë që jetoni, për rrëmujën që është bërë, kujtoni këtë: Dikush po jeton në rrugë…

Herën tjetër që doni të ankoheni, që keni bërë rrugë të gjatë për në punë, kujtoni se dikush përshkon atë rrugë cdo ditë. Në këmbë!

Një herë tjetër që doni të ankoheni për punën që bëni, kujtoni ata që punojnë për shumë më pak se ju, dhe ata që nuk punojnë fare.

Herën tjetër që doni të ankoheni e t’ja hidhni fajet dikujt tjetër, kujtojeni gjithmonë se askush nuk është perfekt në këtë botë. Të gjithë bëjmë gabime, dhe ato duhen të falen nëse duam të vazhdojmë përpara.

Zgjedhni të shihni gjithë të mirat para jush. Vetëm kështu do të arrini më shumë e më shumë. Vetëm kështu ngjiten shkallët e suksesit, një nga një.