Highlight Ushqehu shëndetshëm

Hani bollgur në mëngjes dhe shikoni sa shpejt do të bini në peshë

Mëngjes

Mëngjesi në shtëpinë tuaj ndoshta mund t’ju ketë bërë monotoni dhe e mendoni si pjesë të humbur të kohës, krahas ditës së juaj dinamike, por ju  e keni gabim. Sepse, ju mund të provoni një ushqim të ri në mëngjes dhe po ashtu të humbni peshë. E mira e gjithë kësaj është se ky ushqim nuk ju merr shumë kohë për përgatitje dhe do të mbajë nën kontroll peshën tuaj. Është fjala për bollgurin që ka përmbajtje të lartë të fibrave dhe kalori të pakta.

Një filxhan i përgatitur me bollgur ka vetëm 159 kalori, 5 gram proteina dhe vetëm 3 gram yndyrë.

Në stomak, bollguri absorbon ujë i cili është i dobishëm në luftimin e kapsllëkut. Për të rënë në peshë , udhëzimet sipas “Harvard Health Publications” rekomandojnë marrjen e 30 gram fibrave në ditë. Një filxhan i bollgur gatuar siguron 13 për qind të këtij rekomandimi çdo ditë.

Përveç kësaj, bollguri ofron përfitime të tjera duke përfshirë uljen e presionit të gjakut. Kjo mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të zemrës.

Ja një ide se si ta përgatitni

Për të krijuar një tas më tërheqës me bollgur  që mund të jetë i shijshëm edhe për  fëmijët, , hidhni në disa copa mollë ose dardhë  si dhe një sasi të vogël kanellë. Shtimi i një grushti manaferrash do të rrisë shijen dhe do të rritë fibrat. /Unik Portal/