Highlight Lifestyle Modë & Bukuri

Grimi ideal gjatë këtij viti

grimi

A po mendoni se çfarë të ndryshoni tek vetja dhe cili është grimi ideal gjatë këtij viti?
Atëherë në këtë artikull do ti gjeni detajet për dukjen tuaj perfekte.
Është koha të ndryshoni. Thjeshtoni çdo gjë, dhe jepni rëndësi shkëlqimit të lëkurës tuaj. Kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet të dini sa i përket grimit për këtë vit.
Përdorni shkëlqyes në veçanti në zonën rreth syve tuaj, mollëzat tuaja, majën e hundës dhe mesin e ballit tuaj dhe dekoltenë tuaj.

Pa dyshim që ky është viti i shkëlqimit për të gjitha ju,dhe që do tua lehtësojë shumë punën, pasiqë nuk preferohet ta teproni me ngjyra në sy dhe buzë. Nëse doni të jeni në hap me dukjen e yjeve, atëherë shihni thjeshtësinë në të cilë shfaqën ato gjatë ditës. Kur themi thjeshtësinë, nuk nënkuptojmë daljen pa grim, por grimi të thjeshtë, pak të hetueshëm, ku shkëlqimi e ka kryefjalën.

Në trend do të vazhdojnë të jenë nuancat e lëkurës të kombinuara me shkëlqim dhe grimi ideal gjatë këtij viti plotësohet vetëm me nuanca shkëlqimi.

Unik Portal ju sjell ide për një paraqitje të shkëlqyeshme këtë vit.