Highlight Ushqehu shëndetshëm

Gluteni nuk është përbërësi me i dëmshëm në grurë!

Gluteni

Gluteni, proteina e cila gjendet në grurë, momentalisht paraqitet si rreziku kryesor nutricionist. Ekspertët tërheqin vërejtjen që ushqimi pa gluten mund të ndikojë negativisht në shëndetin e personave që nuk vuajnë nga sëmundja celiake.

Por, çfarë nëse ju themi se gluteni nuk është problemi më i madh në grurë. Për vite të tëra njerëzit kanë shmangur bukën, pastat, duke besuar se gluteni është i dëmshëm për ta.

Hulumtimet e reja po tregojnë një tjetër fajtor të mundshëm për simptomat që ndjejnë njerëzit e të cilat deri sot janë lidhur me glutenin.

Megjithatë, para se të fillojmë t’ju tregojmë se mund të vazhdoni të konsumoni ushqimet me përmbajtje gluteni,është e rëndësishme të dini se një përqindje e vogël njerëzish janë alergjikë ndaj kësaj përzierjeje të proteinave.

E vërteta është se disa njerëz kanë një sëmundje shumë të rrallë të quajtur sëmundja celiac. Kjo i bën ata të kenë një reagim serioz negativ, kur tretet edhe sasia më e vogël e glutenit.

Prania e kësaj sëmundjeje mund të konfirmohet me testin e gjakut të kryer nga një mjek. Këta njerëz duhet ta shmangin glutenin në çdo rast.

Megjithatë, për të tjerët, studimet tregojnë tani mundësinë e një substance tjetër që shkakton shumicën e problemeve, për të cilën është fajësuar gluteni.

Quhet fructan, dhe është një karbohidrate që gjendet në grurë. Është gjetur edhe në disa perime të gjelbra si lakra dhe në asparag, qepë dhe hudhër.

Ky karbohidrat mund të shaktojë fryrje dhe shumë dëme tjera.

Nëse studimi është i saktë, mund të ndryshojë një përceptim. Dhe në të vërtetë të ndihmojë njerëzit të përmirësojnë shëndetin e tyre. Kështu duke shmangur atë që ju ka shkaktuar vështirësi në të bërit jetë normale.