Highlight Të tjera

Gjumi, zingjiri i artë që lidhë shëndetin dhe trupin tonë së bashku

gjumi

Shumë nga ne nuk flemë sa duhet. Edhe kur flemë mjaftueshëm orë kur zgjohemi në mëngjes nuk ndihemi aq të pushueshëm.

Nëse nuk keni bërë një gjumë të mirë gjatë natës atëherë do të vëreni efektin në ditën pasuese. Me siguri do të keni vështirësi në koncentrim, apetit më të lartë, stres me të madh, ndjenja depresive etj.

Nëse dëshironi të bëni një gjumë të mirë natën  atëherë ndiqni disa nga këto këshilla që i sjell Unik Portal:

Caktoni në rutinë, pra një orar të caktuar për të fjetur.

Caktoni alarmin e njëjtë çdo ditë të zgjoheni në po atë orë.

Bëni një sy gjumë gjatë ditës, 20 deri në 30 minuta.

Kaloni më shumë kohë në diell.

Dëgjoni muzikë më të lehtë ose dëgjoni një libër audio.

Bëni ca zgjatje të muskujve në mbrëmje. /Unik Portal/