Highlight Të tjera

Gjërat që po tërheqin fatin e keq në shtëpinë tuaj

shtëpinë

Sipas Vastu Shastra (shkenca e arkitekturës në Hindu) janë disa gjëra në shtëpinë tuaj që po tërheqin fatin e keq, e varfërinë tek ju. Shikoni se cilat janë ato:

1. Pasqyrat e thyera;

Sipas Vastu, pasqyrat e thyera tërheqin fat të keq, prandaj sigurohuni që ju nuk po ruani copat e ndonjë pasqyre të thyer në shtëpinë tuaj.

2. Fole zogjsh;

Thuhet se nëse keni diku në shtëpi ndonjë fole zogjsh atëherë ju do të keni lëkundshmëri në shtëpinë tuaj së bashku me varfëri.

3. Fole bletësh;

Foletë e bletëve jo vetëm që janë të rrezikshme për ju, por ato sipas Vastu gjithashtu tregojnë fatin e keq dhe varfërinë. Prandaj thirreni dikë të specializuar për ti larguar ato nga shtëpia juaj.

4. Lakuriqët;

Lakuriqët janë të njohur si bartës të sëmundjeve të këqija, situata të palakmueshme, madje edhe vdekjen. Nëse jetoni në një vend me shumë lakuriq atëherë sigurohuni të mbyllni mirë dritaret dhe dyert gjatë natës.

5. Muret e thyera;

Nëse keni mure të thyera në shtëpinë tuaj atëherë sigurohuni ti rregulloni ato, pasi që ju po tërhiqni fat të keq për shtëpinë tuaj.