Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Gjërat që mund të bëni kur ndiheni keq

gjërat

Ne të gjithë kemi ditët tona në të cilat nuk kemi disponimin në nivel, ndoshta ndihemi keq për shkak të një situate të caktuar. Por pavarësisht se cka kjo ditë do të kalojë. Nëse nuk keni edhe as idenë më të vogël se çfarë mund të bëni që kjo ditë të përmirësohet dhe jut ë ndiheni më mirë atëherë shikoni një listë të gjërave që mund ti bëni.

1. Bëni një dush të gjatë ose mbusheni vaskën me ujë. Lërëni që avulli të largojë gjithë energjinë negative nga ju. Ndihuni keq, madje edhe qani. Por momentin që ndaloni rrjedhjen e ujit ju duhet të ndaloni të gjitha mendimet e këqija. Lërini ato në vaskë.

2. Pastroni. E dijmë se pastrimi i shtëpisë është i mërzitshëm ndonjëherë, por ndjenja që vjen pas saj me të vërtetë që na bën të ndihemi më mirë.

3. Dilni për një shëtitje. Ju do të keni më shumë energji dhe më shumë lumturi për shkak të kemikaleve në trupin tuaj.

4. Thirreni një mik të vjetër. Nëse ai apo ajo nuk e hapin telefonin, provojeni dikë tjetër. Jo vetëm që do të largoni mendimet negative por edhe do të ndiheni më mirë.

5. Përgatitni një ushqim të shijshëm. Provoni një recetë që keni dashur gjithmonë ta provoni. Edhe nëse nuk jeni aq të mirë në kuzhinë.

Bëjeni atë që ju bën të lumtur./Unik Portal/