Dashuria Highlight Lifestyle

Gjërat që kurrë nuk duhet ti thuash në takimin e parë

takimin e parë

Nëse do të dilni në takimin e parë me dikë atëherë ka disa fjalë që duhet të shmangen që krijojnë dyshim, frikë dhe paqëndrueshmëri. Shikoni se cilat janë ato.

    1. NDOSHTA;

Kjo fjalë tingëllon si dikush që ka pamundësinë të jetë vendimtar. “Ndoshta” lë hapur për shumë sugjerime. Kur dëgjon dikë në një përgjigje në takimin e parë me “ndoshta” është sikur ata nuk janë të sigurt për atë që dëshirojnë. Ju ndoshta dëshironi dikë që është i sigurt për atë që duan nga jeta, ose ka disa ide të orientuara mirë.

 

  1. NDARJET;

Askush nuk dëshiron të dëgjojë për ndarjet e juaja. Ata nuk duan të dëgjojnë se sa e tmerrshme ishte përvoja dhe si keni ardhur këtu. Është më mirë të largohesh nga drama e së kaluarës në takimet e para.

 

  1. ISH-ët.

Ish-ët janë përvoja të kaluara. Lërini ata në të kaluarën. Mos bëni krahasime me takimin e tanishëm apo me personin.

  1. HULUMTIMI;

Mos tregoni që keni bërë kërkim në Google apo diku tjetër për personin që keni takim. Kjo duket paksa shqetësuese, duke ju lënë ju të dukeni obsesiv e paksa të cuditshëm.

 

  1. BORXHI;

Paraja është një çështje shumë private dhe nuk duhet të diskutohet në takimet e para.  Borxhi thotë shumë për ty. Nëse ai person nuk ju njeh, do të krijojë gjykimin se si ju kujdeseni për jetën tuaj personale.

6. FËMIJËT;

 

Nëse nuk keni akoma fëmijë dhe filloni një takim duke pyetur se sa fëmijë dëshironi ende pa pasur edhe puthjën e parë ka shumë të ngjarë që personin tjetër nuk do ta takoni më kurrë.

  1. DIETA;

 

Ju dilni për të ngrënë në një takim dhe filloni të përmendni peshën dhe dietën tuaj. Luhatjet e peshës dhe imazhi i trupit janë gjithmonë një temë e pakëndshme. Ka një kohë dhe vend për të diskutuar ushqimin dhe përfitimet e tij, dhe nuk është në takimin tuaj të parë.

 

  1. TERAPISTI;

 

Ne të gjithë kalojmë nëpër çështje emocionale në jetë. Ne kemi qenë zemërthyer dhe jemi kthyer në ekulibër normal, por sido që të jetë gjendja juaj emocionale është private dhe nuk duhet diskutuar në takimin tuaj të parë.

Ne vendosim një numër pritjesh të panatyrshme kur takojmë dikë për herë të parë. Takimet janë të vështira, kështu që shmangni pjesët negative dhe bëni atë një mbrëmje të paharrueshme.