Highlight Natyrë & Turizëm

Gjërat që duhet ti dini para se ta vizitoni Moskën

Moskën

Kryeqyteti I Rusisë mbanë në vete atraksione të shumta si Kremlini, Parkun Gorky etj. Por ky qytet ofron shumë më shumë nga ushqimet e shijshme, njerëzit interesant që ju rrethojnë, baret e shumtë etj.

Më poshtë mund të gjeni disa këshilla nëse keni hasur në mundësinë për të vizituar Moskën.

1. Merrni një apo dy bateri ekstra të telefonit;

Temperaturat e ftohta mund të ndikojnë në harxhim të shpejtë të baterisë suaj. Ndoshta përqindja e baterisë suaj mund të tregojë 40-50% por në fakt ajo vetëm sa s’ka vdekur.

2. Merrni një hartë brenda Kremlinit;

Sistemi GPS në Kremlin nuk është funksional, kështu që mos harroni të merrni një hartë me vete.

3. Mësoni disa fjalë rusisht para se të hipni në një taksi;

Mësoni disa fraza të thjeshta në gjuhen ruse, ato mund ti mësoni edhe online në ueb-faqe siç është Duolingo. Përndryshe ju do të paguani shumë më shumë se që e keni planifikuar të shpenzoni.

4. Yandex Translate është më e saktë se Google Translate;

Merrni aplikacionin Yandex Translate sepse ajo është shumë më e saktë se aplikacioni nga Google, nëse keni nevojë për një përkthim.

5. Nuk mund të bleni alkool pas orës 23:00;

Në asnjë dyqan nuk mund të blihet alkool pas orës 23:00.