Highlight Të tjera

Gjërat që duhet ti bëni që tani për vetën tuaj

gjërat

Pa marrë parasysh se ku shkoni, do ta dëgjoni gjithmonë thënien: “Jeta është e shkurtër.”

Por, çfarë do të thotë saktësisht kjo?

Kjo do të thotë që jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar me momente të trishta dhe se ne duhet ti gëzohemi çdo dite që e jetojmë. Asnjëherë nuk duhet të biejmë pre e momenteve negative dhe nuk duhet të jemi neglizhent për vetën.

Për të krijuar energji pozitive, duhet të zbatoni praktika pozitive për të mbajtur të plotë burimin tuaj të brendshëm.

Më poshtë i kemi rreshtuar 10 gjëra të drejta dhe që duhet ti bëni që tani për vetën tuaj.

1. Buzëqeshni

Çdo herë që  falni një buzëqeshje ju rinoheni nga brenda. Kur ju qeshni truri i juaj liron endorfinë. Ato janë kimikale që na bëjnë të ndihemi më euforik, na bëjnë të ndihemi më mirë.  Sipas psikologëve “buzëqeshja  aktivizon mesazhe nervore që përfitojnë shëndetin dhe lumturinë tuaj”.

 

2.Qeshni

Në një moment, ju mund të merrni një vendim shumë të rëndësishëm: të qeshni ose të qani. E qeshura është terapia më e mirë për ta rikthyer pozitivitetin në një ditë të lodhshme  e më shumë sfida.

  1. Bëhu mirënjohës

Kujtoni sa të bekuar jeni. Shumë prej nesh ndonjëherë harrojnë se sa me fat ose të bekuar jemi në jetën tonë. Mbani në mend se gjithmonë do të jetë dikush që është pak më mirë se ju e shumë të tjerë më keq se ju. Kur filloni të praktikoni mirënjohjen në jetën tuaj, jo vetëm që do ta ndihmoni vetën, por të ndiheni të mahnitshëm për shkak të bollëkut shpirtëror që do të ndjeni rreth jush.

  1. Dilni jashtë

Një nga përvojat më të mira është të dalësh jashtë dhe të zhytësh në gjallërinë e natyrës. Në momentet e stresit, natyra është ilaçi më i mirë. E gjitha që ju duhet janë  pesë minuta relaksues në natyrë. Shumë shkencëtarë kanë lartësuar cilësitë e natyrës, prandaj bëjeni natyren mik të jetës tuaj.

5.Mësoni të dëgjoni veten

Ndonjëherë ndihemi të shqetësuar kur injorojmë emocionet tona. Një nga gjërat më të mira që mund të bëni është nderimi i emocioneve tuaja. Respekto faktin që ndjen këto emocione për një arsye.

6.Dhuroj vetës dashuri

Ndonjëherë të gjitha që ju keni nevojë është pak vetë-dashuri. Rezervoni një orë në banjë, flini më gjatë, shkoni në restorantin tuaj të preferuar ose bëni diçka të tillë. Kur ju kushtoni kohë për veten, sigurisht që nevojat tuaja do të përmbushen.

  1. Jetoje momentin

Jeto këtu dhe tani. Nuk ka kohë më të mirë se e tashmja. Bëni vendimin të përqendroheni në jetesën tuaj të tanishme. E kaluara dhe e ardhmja janë të parëndësishme. Sipas “Shkencës”: “Një mendje njerëzore është një mendje që endet dhe një mendje përçarëse është një mendje e pakënaqur. Aftësia për të menduar për atë që nuk po ndodhë është një arritje njohëse që vjen me një kosto emocionale “.

  1. Mësoju të tjerëve kufijtë tuaj

Ndonjëherë ju duhet të ngriteni për veten tuaj. Ju duhet t’i leni të tjerët të njohin kufijtë tuaj: atë që do të toleroni dhe atë që nuk do të toleroni. Atëherë ju jeni të vërtetë për veten tuaj. Kjo është një nga format më të mëdha të vetë-dashurisë.

  1. Merrni gjërat shtruar

Në vend që të nxitosh për të punuar sot, merr kohë. Gëzojuni udhëtimit, bukurisë së ditës dhe mos  mendoni vazhdimisht  për atë që duhet të bëni. Merrni frymë thellë dhe kënaquni.

  1. Largoni njerëzit negativë nga vetja

Ka raste kur ne kemi njerëz në jetën tonë që janë tepër negative dhe nuk na bëjnë mirë për shpirt e zemër. Këta njerëz shpesh quhen “toksikë”. Gjëja më e mirë për të bërë në jetën tuaj është të mbash ata njerëz larg jetës tënde.