Highlight

Gjërat që duhet blerë gjatë pushimit në Stamboll

By Bleona Foniqi

December 22, 2017

Duke qenë se pazaret në Turqi e sidomos në Stamboll të ofrojnë një ndjenjë të kulturës turke, ju medoemos duhet t’iu hidhni një sy këty gjësendeve që duhen blerë gjatë qëndrimit tuaj në këtë vend.

1. Erëzat dhe ushqimet ree ndryshme;

Ju nuk duhet të lini Stambollin pa provuar disa nga ushqimet tradicionale dhe po ashtu të mos harrosh të sjellës disa erëza me vete. Edhe pse bakllava është e njohur në mes nesh patjetër duhet ta provoni atë si dhe llokumat e rakinë e Stambollit.

2. Gjëra antike;

Stambolli me siguri që është vendi me më së shumti gjëra antike që mund t’i blesh në një vend.

3. Tekstil;

Mos harroni të blini disa nga shallet me dizajne të mrekullueshme të qepura nga lokalët. Do të mahniteni me bukurinë që mund t’I jepni garderobës tuaj nga blerja në pazaret e Stambollit.

4. Peshqirat;

Nëse jeni duke kërkuar peshqirë të butë atëherë mos e lini këtë punë për Stamboll, aty do të gjeni peshqir që përdorën në banjo turke. Edhe pse të hollë e absorbojnë ujin shumë shpejtë prandaj ju duhët të keni disa nga to në shtëpinë tuaj.

5. Tepihët;

Tepihët në Stamboll, apo të njohur si qilimat janë më të bukurit që keni parë ndonjëherë. Të pasur në ngjyra dhe forma, mos u largoni nga Stambolli pa marrë të paktën një të vogël me vete.