Dashuria Highlight Lifestyle

Gjërat më të bukura për të bërë me të dashurin tënd në ditën e Shën Valentinit

Shën Valentini

Është dita më romantike e vitit … prandaj edhe duhet ta organizoni siç  është më së miri, ta dëshmoni se ju mund ta bëni të lumtur personin tuaj të zemrës  dhe ti tregoni se ai është MBRETI juaj. Cilat janë mënyrat më unike dhe romantike për të festuar? Çka dëshiron vërtet të bësh me të dashurin tënd? Si mund ta shijoni këtë ditë?

Sigurisht është e vështirë të vendosni se si do ta organizoni këtë ditë, prandaj ja zgjedhjet dhe idetë nga Unik Portal.

  1. Një shëtitje në natyrë

Mund t’ju duket gjë e thjeshtë, por një shëtitje buzë lumit, apo në një vend tjetër të qetë është zgjidhja ideale për këtë ditë. Sigurisht që ju nuk mund të planifikoni gjithë ditën shëtitje, por ju mund të ndani kohë për një ecje dashurie në ditën më të lumtur të qifteve.

  1. Bleni atij dhuratën që i pëlqen

Ndërsa kërkoni për dhuratën perfekte për të dashurin tuaj për ditën e Shën Valentinit ju asesi sbën të harroni se çfarë i pëlqen më shumë atij.  A është ai ndër ata që pijnë birra me qejf? Atëherë porositni një pako dhe dergojani përmes postierit. Le ta kuptojë në ndërkohë që keni qenë ju personi që i keni dërguar këtë dhuratë.

  1. Patinazhi

Ndër zgjedhjet relaksuese është edhe të bërit patinazh së bashku në këtë ditë.  Nëse jeni lodhur duke festuar çdo vit njëjtë atëherë ndërroni këtë rutinë sivjet dhe provoni patinazhin.

  1. Darkë në shtrat

Mund ta keni menduar tavolinen si vendin më romantik për një darkë, por në fakt nuk është kështu. Sapo të provoni një darkë romantike në shtratin tuaj, do të shihni që keni bërë zgjedhjen e qëlluar dhe se keni befasuar vërtetë të dashurin tuaj.

 

 

  1. Dhuroni atij një kartolinë

I dashuri i juaj e di që ju e doni dhe sigurisht këtë ja keni dëshmuar qindra herë, por mos e anashkaloni idenë për t’ia dhuruar një kartolinë këtë ditë. Me një kartolinë ju shprehni gjithë dashurinë, ndjenjat, emocionet dhe kujdesin për të dashurin tuaj.