Highlight Meditimi

Gjëra që nuk i keni ditur për meditimin

meditimin

Studime befasuese tregojnë përfitimet e shumta të meditimit dhe konfirmojnë se çfarë kanë njohur gjithmonë murgjit budistë: meditimi është një mjet i fuqishëm për të zotëruar gjendjet tona të mendjes.

Këtu janë 4 gjëra që nuk dinit rreth meditimit:

 Meditimi ju bën më të efektshëm;

Meqenëse meditimi rrit përqendrimin dhe produktivitetin, mund të jeni të sigurt se do t’ju ndihmojë në çdo fushë të jetës suaj.
Meqë meditimi na ndihmon të bëhemi më të vetëdijshëm për të menduarit tonë, bëhemi më efikas, të aftë të përqendrohemi me më pak përpjekje dhe të qëndrojmë gjatë të fokusuar kur dimë që duhet. Përveç kësaj, studimet tregojnë se meditimi shton densitet në korteksin cerebral, gjë që rezulton në përmirësimin e kontrollit të impulsit

Meditimi ju bën më të lumtur;

Ashtu si yoga, meditimi është një teknikë e fuqishme relaksimi. Meditimi rrit ndjenjën e mirëqenies dhe na ndihmon të qetësojmë kaosin në mendjen tonë.

Meditimi rrit imunitetin;

Me siguri që dëshironi të kaloni më pak kohë duke qenë të sëmurë. Meditimi është një nga gjërat që ju nevojitet. Ushtroni rregullisht, merrni vitaminat dhe filloni të ushtroni.

Meditimi ju bën mendërisht më të mprehtë;

Ju do të fitoni një kujtesë më të mirë me meditim të rregullt.Kjo për shkak se meditimi ju ndihmon të bëheni më të kujdesshëm dhe më pak të hutuar.