Profesorët e Fakultetit te Mjekësisë në Universitetin e Pensilvanisë kohë me parë e kanë konstatuar lidhjen në mes të çregullimeve emocionale dhe ftohjes së zakonshme.
Ata besojnë se gjendja emocionale ndikon në qarkullimin e gjakut dhe në mukozën e hundës dhe të fytit. Si edhe në sekretin e gjëndrave.
Këta faktorë ndikojnë që sekreti të bëhet i fuqishëm në viruset e ftohjes dhe infeksioneve të baktereve.
Ky studim konstaton se ekzistojnë ftohje që paraqiten të studentët gjatë kohës së dhënies së provimeve dhe ftohje të cilat disa persona i marrin para udhëtimit.
Ftohjet mund të paraqiten edhe të disa amvise që e kanë familjen e madhe.
Në përgjithësi njerëzit që bëjnë jetë dinamike, flenë pak orë gjumë e janë të stresuar gjatë ditës janë të prirur të kenë telashe. Si ato me imunitetin e tyre, në këtë rast edhe me ftohjet e shpeshta.
Pra ju duhet ta kuptoni se gjendja juaj emocionale është shumë e rëndësishme.
Provoni të ruani qëndrueshmërinë shpirtërore. Ruajta e qetësisë së brendshme dhe reduktimi i luhatjeve të humorit mund të ndihmoj shumë në reduktimin e këtyre simptomave. Ekspertët rekomandojnë stërvitjet e ushtrimin e frymëmarrjes së thellë. Si dhe meditimin si shumë të përshtatshëm për të pakësuar luhatjen e humorit. E për të eliminuar çrregullimet emocionale, stresin dhe në këtë formë edhe problemet me ftohjet.