Highlight Të tjera

Gjej jetë në çfarëdo situate

situate

Ti mendon se përqendrimi yt është në momentin e sotëm, kur në fakt është plotësisht i përfshirë nga koha. Ti nuk mund të jesh i pakënaqur dhe në të njëjtën kohë, plotësisht i pranishëm në të tashmen.

Atë që ti quan “jeta” jote, duhet të quhet më tepër “situata e jetës” sate. Është koha jote psikologjike: e kaluara dhe e ardhmja. Disa gjëra në të kaluarën nuk kanë ecur siç ke dashur. Ti ende i reziston asaj që ka ndodhur në të kaluarën dhe tani ti je duke i rezistuar asaj që është. Shpresa është ajo që të bën të vazhdosh, por shpresa të fokuson në të ardhmen, dhe ky fokus i vazhdueshëm shtyn mohimin tënd ndaj së tashmes, dhe kësisoj në pa lumturinë tënde.

Harroje situatën e jetës tënde për një moment dhe jepi vëmendje jetës sate.

Cili është ndryshimi?

Jeta jote është tani.

Situata e jetës tënde është “problem i mendjes”.

Jeta jote është reale.

Gjeje:rrugën e ngushtë që të udhëheq drejt jetës. Quhet “tani”. Ngushtoje jetën tënde drejt këtij momenti. Situata e jetës tënde mund të jetë plot me probleme – shumë situata jete janë kështu.

Jo nesër apo pas 10 minutash, por tani.