Të tjera

Gjashtë hapa për të bërë para

Çdo qenie njerëzore që është në moshën kur e kupton qëllimin e parave i dëshiron ato. Veçse dëshira nuk sjellë para. Por, t’i dëshirosh ato me një gjendje të mendjes që kthehet në fiksim, më pas të planifikosh mënyra të caktuara dhe mjete për të krijuar pasuri dhe t’i mbështetësh ato plane me këmbëngulje që nuk e njeh dështimin, kjo do t’ju sjellë para.

Metoda nëpërmjet së cilës DËSHIRA për pasuri  mund të shndërrohet në ekuivalenten e saj financiare, përbehet nga gjashtë hapa të përcaktuar qartë dhe praktikë.

Së pari përcaktoni në mendjen tuaj  vlerën e saktë të parave që dëshironi. Nuk është e mjaftueshme të thoni: “Unë dua shumë para”. E para që duhet të bëni është të përcaktoni shumën.

 E dyta , përcaktoni saktësisht çfarë keni ndër mend të jepni në këmbim të parave që dëshironi.

E treta, përcaktoni një datë të saktë se kur doni, t’i keni paratë që dëshironi.

E katërta, krijoni një plan të qartë për të vënë në jetë dëshirën tuaj dhe filloni menjëherë, edhe nëse nuk jeni gati, për ta vënë në zbatim këtë plan.

E pesta shkruani një deklaratë të përmbledhur e të qartë të shumës së parave që dëshironi të fitoni, përcaktoni limitin kohor për realizimin e tyre, përcaktoni çfarë keni ndër mend të jepni  në këmbim të parave, dhe përshkruani qartë planin nëpërmjet të cilit mendoni se mund t’i mblidhni ato.

Dhe e gjashta, lexojeni deklaratën tuaj me zë te lartë dy herë në ditë, një herë para së të flini në mbrëmje, dhe një herë sapo të ngriheni në mëngjes. Gjatë leximit shikojeni, ndiejeni dhe besojeni veten tuaj tashmë në zotërim të parave,

Është e rëndësishme që të ndiqni udhëzimet e përshkruara në këta gjashtë hapa. Është veçanërisht e rëndësishme të studioni dhe të ndiqni udhëzimet në paragrafin e gjashtë. Ju mund të ankoheni se është e pamundur t’a “shikoni veten në zotërim të parave”, përpara së t’i keni ato. Këtu është pjesa ku do t’ju vijë  në ndihmë DËSHIRA E ZJARRTË. Nëse vërtet I DËSHIRONI paratë kaq fort, sa dëshira e juaj është fiksim, nuk do të keni vështirësi ta bindi veten tuaj se do t’i keni ato. Qëllimi është t’i dëshironi paratë dhe të jeni kaq i vendosur për t’i pasur, sa ta BINDNI veten se do t’i keni ato.

Vetëm ata që bëhen “të vetëdijshëm për paratë” grumbullojnë pasuri të mëdha. “Të vetëdijshëm për para”, do të thotë se mendja është mbushur  kaç shumë me DËSHIRËN për para, sa dikush mund ta shohë vetën tashmë në zotërim të tyre.

Këta hapa nuk kanë nevojë për “punë të rëndë”Ata nuk kërkojnë sakrificë. Nuk kërkojnë të bëhesh qesharak ose naiv. Për t’i zbatuar, nuk duhet ndonjë shkollim i madh. Por zbatimi i sukseshëm i këtyre gjashtë hapave kërkon imagjinatë të mjaftueshme që t’i mundësojë dikujt të shohë e të kuptpjë se grumbullimi i parave nuk mund t’i lihet rastësisë dhe fatit të mirë. Është e nevojshme të kuptojmë se të gjithë ata që kanë grumbulluar pasuri të mëdha, më parë kanë ëndërruar, kanë shpresuar, uruar, DËSHIRUAR dhe PLANIFIKUAR, përpara se të grumbullonin para.

Ju mund ta dini shumë mirë se nuk mund të keni kurrë pasuri të mëdha, pot ë mos punoni me veten për ethet e DËSHIRËS për para dhe të besoni se do t’i keni ato.

Ju mund ta dini shumë mirë se cdo udhëheqes i madh, që prej fillimit të qytetërimit e deri në kohet e sotme, ka qenë një ëndërrimtar.

Nëse ju nuk shikoni pasuri të mëdha në imagjinatën tuaj, nuk do t’i shikoni ato kurrë në llogarinë tuaj bankare.  Praktikisht të gjithë jemi në garë për të bërë para, por viteve të fundit rregullat e garës kanë ndryshuar. Në që jemi në këtë garë për pasurim, duhet të kemi kurajën të dimë se kjo botë e ndryshuar në të cilën jetojmë, kërkon ide të reja, mënyra të reja të të bërit të gjërave, liderë të rinë, shpikje të reja, metoda të reja mësimi, metoda të reja marketing, libra të rinj, literaturë të re,  ide të reja për fotografinë lëvizëse e shumë çka tjetër.

Mos harroni asnjëherë se ne që dëshirojmë të grumbullojmë pasuri, duhet të kujtojmë gjithmonë se liderët e vërtetë të botës kanë qenë gjithmonë njerëz që shfrytëzuan dhe vunë në praktike forcat e paprekshme dhe të papara të mundësisë së palindur, dhe i kanë konvertuar këto forma në qiej gërvishtës, qytete, fabrika, avionë, makina dhe çdo formë komoditeti që e bën jetën më të këndshme.