Familja Highlight Lifestyle

Gjëra të ëmbla që mund ti bëni për babanë tuaj pa shpenzuar asgjë

Gjëra të ëmbla që mund ti bëni për babanë tuaj pa shpenzuar asgjë

Të kaluarit kohë me familje të ndihmon të kuptosh rëndësinë e tyre, por edhe vlerat e tyre. Në veçanti kemi nevojë të punojmë më shumë me fëmijet në këtë drejtim, t’ua mësojmë rrugën e drejtë për të vlerësuar familjen, sidomos prindërit.

Nëse me nënen jeni më të lidhur se me babain, kjo nuk duhet t’ju shqetësojë, megjithatë ka qindra mundësi për të treguar kujdes dhe afirmitet edhe me baballarët.

Mos i mendoni gjithmonë dhuratat e shtrenjta, ka mundësi të tjëra për ti bërë të lumtur ata.

Ja disa gjëra të ëmbla që mund ti bëni në fundjavë së bashku me baballarët tuaj.

1.Shëtitje gjatë gjithë ditës

Ju nuk e keni as më të voglën ide se sa shumë dëshiron ai të dëgjojë nga ju, mbi atë që ndjeni, bëni, dhe mendoni. Në telefon disa gjëra tingëllojnë ndryshe ndërsa një takim i juaj i gjatë mund të gjallërojë edhe më shumë raportin mës jush. Pra, planifikojeni një ditë së bashku dilni diku, apo qëndroni gjithë ditën së bashku në shtëpi dhe dëgjoni njëri tjetrin mbi ato që ju shqetësojnë.

 

  1. Ndihmojeni në projektin që punon

Ndoshta  ju nuk e pëlqeni zanatin e babit, por ju mund t’a mbështesni atë në këtë punë. Ndihmojeni atë sa herë keni mundësi, sepse në këtë mënyrë ia dëshmoni që ju bëni kujdes për të e vlerësoni atë dhe punën e tij.

 

  1. Bëni një kolazh fotografishë bashkë

Koha ikën shpejtë, por kujtimet mbesin. A doni që ato të jenë gjithmonë në kujetën tuaj dhe jo vetëm kaq? Atëherë bëni një kolazh fotografishë nga disa periudha të jetës tuaj bashkë dhe vendosni në dhomën tuaj të ndejës. Kështu do të kujtoheni gjithmonë për momentet më të lumtura të jetës tuaj.

 

4.Përgatitni ushqimin e tij të preferuar

A doni ta befasoni atë  pas një ditë të lodhshme pune? Atëherë futu në kuzhinë dhe bëj ushqimin e tij të preferuar. Kjo gjë do ta bëj atë të lumtur pa masë.

  1. Dëgjoni tregimet e fëmijërisë së tij

Besoni apo jo, babai juaj dikur ishte një fëmijë ashtu si ju. Bisedoni me të për këtë.

Është një koncept i çuditshëm se babai juaj ishte një person krejtësisht i ndryshëm para jush, por ndoshta ka histori epike për të ndarë. Ju madje mund të zbuloni se sa keni ngjashmëri me njëri tjetrin.

 

  1. Tregoni atij se e doni dhe çmoni

Të shprehurit dashurinë dhe faktin se ju e vlerësoni babain tuaj, asnjëherë nuk është e tepërt. Duke qenë kaç i afërt me të ju do ta bëni atë të ndjehët i përmbushur si baba.