Highlight

Gioconda Belli – Dhe Zoti më bëri femër

By Edone Podvorica

January 29, 2019

Gioconda Belli

Dhe Zoti më bëri femër,  me flokë të gjata, sy, hundë dhe gojë femre. Me linja dhe kurba dhe valëzime të buta dhe më gërmoi brenda, më bëri një prerje të qenieve njerëzore. Endi me delikatesë nervat e mia dhe i balancoi me kujdes numrin e hormoneve të mia. Kompozoi gjakun tim dhe me injektoi me të që të vadiste të gjithë trupin tim ; linden kështu idetë , ëndrrat instiktet. Të gjitha që krijoi butësisht gdhendur me frymë dhe zhbiruar me dashuri, janë mijëra gjërat që më bëjnë femër çdo ditë , për të cilat zgjohem krenare, çdo mëngjes, dhe bekoj seksin tim.