Highlight Të tjera

Gërmo thellë brenda vetës për të gjetur të veçantat e tua

Diamantet gjenden vetëm duke kërkuar dhe gërmuar thellë, dhe njeriu mund ta gjej çdo të vërtetë që lidhet me qenien e vet, nëse do të gërmojë thellë në minierën e shpirtit të tij, dhe se ai është bërësi i karakterit të tij, formuesi i jetës së vet, dhe ndërtuesi i fatit të vet, ai mund ta vërtetojë në mënyrë të pagabueshme, nëse do ti ruajë, kontrollojë  dhe ndryshojë mendimet e veta, duke i përcjellë efektet e tyre te vetja, te të tjerët, dhe në jetën e rrethanat e tij, duke e lidhur shkakun dhe efektin me ushtrim e hulumtim të durueshëm, dhe duke e përdorur praktikisht çdo përvojë, edhe në ngjarjen më triviale, të përditshme, si mjet për ta marrë atë njohje të vetes që është të kuptuarit, mençuria e fuqia.

Në këtë drejtim, si në asnjë tjetër, vlen ligji absolut që “Kush kërkon gjen, dhe kush troket do ti çelet, “sepse një njeri mund të hyjë në derën e tempullit të diturisë vetëm me durim, praktikimin dhe këmbëngulje të pandërprerë.

Pra “Gërmo thellë brenda vetës për të gjetur të veçantat e tua.”