Highlight Receta

Gatuani tortilla shpejtë dhe lehtë

tortilla

Nëse jeni pëlqyes të ushqimit meksikan atëherë me siguri keni dëgjuar për petat e quajtura tortilla që shërbehen me ushqimin e njohur fajitas. Këto peta zakonisht blihen në markete por nëse dëshironi një shije krejtësisht ndryshe dhe më origjinale, provoni ti gatuani ato në shtëpi pasi nuk do të marrin shumë kohë.

Përbërësit që ju duhen:

3 gota miell të bardhë;
1 lugë caji kripë;
1 lugë caji pluhur pjekjeje;
1/3 e gotës vaj luledielli;
1 gotë ujë të vakët;
 

 

 

 

 

 

Mënyra e përgatitjes;

1. Kombinojeni miellin, kripën, dhe pluhurin e pjekjes në një enë të thellë. Përzijeni me mikser dore deri sa përbërësit e thatë të përzihen mirë.

2. Shtoni ujin dhe vajin duke përzier me mikser elektrik në shpejtës jo shumë të lartë. Përzijeni për rreth 1 minute dhe pastaj formojeni si një lloj topi nga brumi.

3. Vendoseni këtë brum nga ena në një hapësirë me miell. Ndajeni në 16 pjesë të barabarta (kuleq). Mbuloni kuleqët me një pecetë të pastër kuzhine dhe lërini të pushojnë për 15 minuta.

4. Pas kohës së pushimit, nxejeni një fërterë në nxehtësi mesatare. Merreni një prej kuleqëve dhe tëhollojeni. Mos i renditni tortillat një mbi një.

5.  Kur ena të jetë mjaft e nxehtë vendoseni një nga petat në fërtere dhe lëreni të piqet për rreth 1 minute ose deri san ë petë të shfaqen disa shenja të nxirjes. Sipërfaqja e pjekur do të tregojë që është pjekur duke shfaqur lloj balonash. Nëse mendoni që është pjekur taman largojeni nga fërterja dhe përseriteni me petat e tjera. Secilën petë vendoseni në një qese të mbyllur deri sa të gjitha tortillat të përfundohen. Kjo do ti mbajë ato të buta dhe më të ngrohta.

6. Nëse mielli mblidhet atëherë fshijeni fërteren me një pecetë.

7. Servoni tortillat në mënyrën që ju pëlqen, ju bëfshin mirë!/Unik Portal/