Highlight Modë & Bukuri Shëndeti

Fytyra tregon për vitaminat që ju mungojnë

vitaminat

Shumica e njerëzve pranojnë se kanë vështirësi të qëndrojnë në dietë të shëndetshme. Por kur largohemi nga ushqimi i ngarkuar me ushqyes, ne bëjmë trupin tonë të marrë vitamina të çmuara.

Mungesa e vitaminave është një problem për shumë prej nesh. Është vlerësuar se më shumë se 1 miliard njerëz në nivel global kanë mungesë të vitaminës D . Në anën tjetër mungesa e theksuar e vitaminës A mund të qojë në vdekje të parakohshme.

Derisa  trupi juaj vuan për këto vitamina esenciale, sistemi imunitar mund të dobësohet.

Por, ju mund ta hetoni se keni mungesë të vitaminave esencial për shëndetin tuaj.

  1. Sytë e ënjtur;

     

    Në mëngjes sytë e juaj mund të jenë të ënjtur, por nëse sytë tuaj janë qëndrojnë ashtu gjatë gjithë ditës atëherë ky  është një fakt që ju keni mungesë të jodit në organizëm. Kështu, është koha ti kushtoni rëndësi asaj çfarë hani dhe të shtoni në racionet e juaja ushqimore, kosin, patatet, luleshtrydhet,  fasulet…etj.

  2. Lëkurë e zbehtë;

     

    Nëse tashmë e keni hetuar se ju dukeni përditë e më zbehtë atëherë kjo mund të jetë një shenjë që ju  keni nevojë të shtoni në dietën tuaj ushqimore vitaminën B12. Kur kjo vitaminë mungon, atëherë lëkura e juaj duket e zbehtë dhe e lodhur, prandaj rekomandohet që ju të konsumoni më shumë, salmon, mish të kuq, drithëra, kos e djathë.

  3. Flokët e thatë;

     

    Nëse po vuani nga flokët e thatë atëherë kjo mund të jetë shenjë e mungesës së  biotinës ose vitaminës B7. Ju gjithashtu mund të vini re një sasi të konsiderueshme të zbokthit. Marrja gjatë e antibiotikëve po ashtu mund të shkaktojë këto telashe, prandaj shtoni në dietën tuaj vezët, bajamet, arrat, bishtoret …etj.

  4. Buzë pa ngjyrë;

     

    Hidhni një sy në buzët tuaja. Nëse ato janë të zbehta, kjo do të thotë se keni nevojë për më shumë hekur. Mungesa e hekurit mund të dobësojë sistemin tuaj imunitar. Ju prireni të përjetoni shpesh ftohje dhe gripa nëse vuani nga niveli i ulët i hekurit në trupin tuaj. Nëse është kështu, ndryshoni dietën tuaj duke përfshirë: mishin e kuq, ushqime deti, fasule, perime me gjethe të errëta, drithëra të fortifikuara me hekur, bizele…etj.

  5. Dhëmbë që gjakosin lehtë;

     

    Është normale që ndonjëherë të gjakosni lehtë kur lani dhëmbët tuaj, por  nëse vëreni se mishrat e dhëmbëve janë kaq të ndjeshëm, provoni të shtoni vitaminë C në dietën tuaj. Ka shumë ushqime që mund të ju  vijnë në ndihmë për të rritur sistemin tuaj imunitar dhe për të shëruar mishrat e dhëmbëve si portokalli, speci i kuq, brokoli, luleshtrydhe, grejpfrut.