Frizura

Modë & Bukuri

Frizura Bob është zgjedhja më e mirë këtë sezonë

By Bleona Foniqi

May 29, 2017

Frizura bob vazhdon të jetë në trend edhe sivjet, ndërkaq nga sezoni në sezon stilizohet në një mënyrë pak më ndryshe.

Frizura e rrafshët bob minimaliste, e cila nënkupton që çdo qime të jetë në vendin e vet, është ideale për flokët e rrafshëta dhe të dendura.

Bobi shtresor dhe i shprishur është i shkëlqyeshëm për qimet e holla, sepse me zhubravitje, mbështjellje dhe shkumë mund të arrini efektin e dëshiruar të dendësisë.

Se a është e popullarizuar kjo frizurë, qartë na pasqyrojnë të gjitha variacionet e mundshme në temën e stilizimit të saj.