Highlight Shëndeti

Frika nga shëndeti i dobët

frika

Frika nga shëndeti mund të gjurmohet si në trashëgimet fizike, ashtu edhe në ato sociale. Ajo që në origjinën e saj është e lidhur ngushtë me shkaqet nga frika e moshës së vjetër  dhe frika e vdekjes, sepse ajo të çon pranë kufijve të “botëve të tmerrshme”, të cilat njeriu nuk i njeh, por për të cilat i janë treguar histori shqetësuese. Opinioni është gjithashtu disi i përgjithshëm dhe disa njerëz pa etikë e të angazhuar në biznesin e “shitjes së shëndetit” kanë pasur jo pak të bëjnë me mbajtjen gjallë të frikës nga shëndeti i dobët.

Kryesisht, njeriu ka frikë nga shëndeti i dobët për shkak të fotografive të tmerrshme të cilat janë mbjellë në mendjen e tij se çfarë mund të ndodhë, në qoftë se vdekja do ta marrë atë. Ai gjithashtu  e ka frikë atë për shkak të taksës ekonomike që ajo mund të pretendojë.

Një studim që është bërë ka nxjerrë në pah se 75% e të gjithë  njerëzve që shkojnë te mjekët për shërbime profesionale, vuajnë nga hypokondria apo sëmundjet imagjinare. Është treguar në mënyrë tepër të qartë se frika nga sëmundja, edhe kur nuk ekziston as shkaku më i vogël për t’u frikësuar, shpesh prodhon simptomat fizike të sëmundjes të cilës njerëzit i frikësohen.

Tani e kuptoni se sa e fuqishme është mendja e njeriut. Ajo ndërton ose shkatërron. Duke luajtur me këtë dobësi të përbashkët të frikës nga shëndeti i dobët, shpërndarësit e barnave mjekësore të patentuara kanë korrur pasuri të mëdha.

Ka dëshmi të shumta se sëmundja nganjëherë fillon  në formën e impulsit të mendimit negativ. Një impuls i tillë mund të kalojë nga një mendje në një tjetër nëpërmjet sugjestionimit, ose duke u krijuar nga vetë individi në mendjen e tij.