Highlight Success ZONE

Fotografi të grave të fuqishme që do të të lënë të habitur

fotografi

Gratë e prezantuara përmes këtyre fotografive  kanë ndryshuar rrjedhën e historisë dhe kanë dëshmuar se janë të afta të kryejnë veprime heroike dhe të lavdishme.

Pavarësisht nga paragjykimet e shoqërisë, vlerësimit si qenie e dobët, në botë ka shumë gra të  mençura, të pavarura dhe të forta, të cilët gjithmonë do t’ju frymëzojnë për ti realizuar ëndrrat tuaja.

Në Unik ne admirojmë forcën dhe guximin e femrave kudo nëpër botë,të cilat kanë dëshmuar që janë të zonja dhe të afta për të përballuar sfida të mëdha.

Kjo  grua myslimane mbulon yllin e verdhë të fqinjit të saj hebre me vellon e saj për ta mbrojtur atë nga ndjekja penale. Sarajevë, ish-Jugosllavi, 1941.

Maud Wagner, artistja e parë femër e tatuazhit në SHBA, 1907

21-vjeçarja Sarla Thakral ishte gruaja e parë indiane që mori licencën e pilotes në 1936.

Kathrine Switzer ishte gruaja e parë që drejtoi maratonën e Bostonit, pavarësisht tentativave nga organizatorët e maratonës për të ndaluar atë, 1967.

Foto e një gruaje Samurai (onna-bugeisha, një nga luftëtarët femra të klasës së lartë shoqërore në Japoni), në fund të viteve 1800.

Leola N. King, policja e parë e trafikut femër, Uashington D.C, 1918.

Valentina Tereshkova, gruaja e parë në hapësirë.

Gratë në sportin e boksit në një çati në Los Anxheles, 1933.

Marina Ginesta duke ruajtur Barcelonën gjatë Luftës Civile Spanjolle, 1936.

“Night Witches”, një pseudonim për gratë ushtarakë të Ushtrisë së Kuqe të BRSS. Ato kryen qindra bastisje bombardimi gjatë natës në bazat ushtarake naziste. Kishte thashetheme se nazistët premtonin një kryq të hekurt për çdo pilot që do të rrëzonte një “magjistare të natës”.

Aviator Amelia Earhart para se të bëhej gruaja e pare që fluturoj me një një avion në të gjithë Oqeanin Atlantik, 1928.