Highlight Yoga

Forco shpinën me Yoga

Yoga

Nëse keni vendosur të formësohuni shpinën tuaj atëherë zgjidhja ideale janë ushtrimet e Yoga-s.

Duke pasur muskuj të dobët në shpinë ju jeni me më shumë predispozita për të pësuar lëndime në shpinë dhe për të ndjerë dhimbje më shpesh. Kështu, forcimi i shpinës me kujdes përmes praktikimit të  Yoga-s mund të transformojë jetën tuaj.

Provoni këtë pozicion të Yoga-s. Stabilizohu dhe provo tani të ngresh duart për disa qaste nga dyshemeja, dhe të qëndroni ashtu. Për fillim mund të jetë e vështirë, por pas disa ditëve do ta keni shumë më të lehtë. Mos e ngarkoni vetën shumë, provojeni disa herë por pa e sforcuar vetën shumë.

Provoni këtë pozicionm, ngrini këmbet lartë dhe mbajuni në duar. Ky pozicion do të forcojë pjesën e mesme dhe të poshtme.

Tani provoni të hapni këmbet tuaja në distancë të njëjtë më krahet e juaj. Pas sëcilit grup të këtyre ushtrimeve bëni disa minuta pushim.

Edhe ky është pozicion që mund t’ju ndihmoj shumë në forcimin e muskujve të shpinës. Merrni pozicionin që po shihni në foto dhe merrni frymë thellë.

 

Trupi i juaj është bërë për tu lëvizur, për ushtrime, prandaj sfidojeni veten dhe stimuloni muskujt tuaj të punojnë.  Gjithsesi nëse ndjeni dhimbje në ndonjë rast, atëherë pushoni, mos e sforconi vetën shumë.

Ju jeni eksperti kryesor në botë në trupin tuaj dhe vetëm ju i dini limitet e trupit tuaj.