Dashuria

Forca e dashurisë nuk njeh justifikime

By Bleona Foniqi

February 22, 2018

Nëse ti nuk ke gjithçka që dëshiron në jetën tënde, nuk do të thotë se ti nuk je një njëri i mirë apo i dashur. Qëllimi i jetës për të gjithë ne është të mposhtim ndjenjën negative, duke zgjedhur dashurinë.

Problemi qëndron, në faktin se shumica e njerëzve japin dashuri vetëm në momente të caktuara. As nuk e ushqejnë atë mjaftueshëm, në mënyrë që forca e saj ta drejtojë gjithçka të mirë drejt tyre.

Nëse mendohesh pak, për shembull ti jep dashuri duke përqafuar dikë më pas acarohesh se s’po gjen çelësat apo ke ngecur në trafik. Qesh me gjithë shpirt me një koleg pune dhe më pas mërzitesh se restoranti nuk e ka atë që ti dëshiron të porosish. Je në qejf kur mendon për planet e fundjavës e më pas mërzitesh. Sapo të vjen një faturë që duhet paguar, e kështu vazhdon e gjithë dita jote. Nga njëri moment te tjetri.

Ti ose e ushqen dashurinë ose e shumëfishon forcën e saj. Por ti nuk mund të vësh në punë forcën e dashurisë pa e ushqyer atë. Dhe për këtë nuk ka justifikime. Kjo vetëm sa do të ushqente më shumë ndjenjën negative në jetën tënde, pasi kur justifikohesh ti ndjenë të njëjtën ndjenjë negative, e kështu thjeshtë e ushqen më shumë atë.

Nëse ti mërzitesh, sepse keqkuptohesh për orarin e një takimi dhe fajëson për këtë personin tjetër, ti e përdor fajin për të shmangur dashurinë. Por ligji i tërheqjes percepton vetëm atë që ti përçon. Pra, nëse përçon faj, rrethanat do të të vijnë të tilla. Që ti përjetosh pikërisht këtë ndjenjë.

Këtë ndjesi nuk do ta përjetosh domosdosmërisht nga i njëjti person që ke fajësuar. Por  e sigurt është se rrethanat do të vijnë të tilla që ti të përjetosh të njëjtën gjë. Nuk ka justifikime për forcën e dashurisë. Ti merr atë që jep!