Highlight Të tjera

Fol për gjërat që dëshiron

Kur flet për vështirësitë me paranë, marrëdhëniet, një sëmundje apo fitimet e biznesit tënd që janë në rënie ti nuk flet për gjërat që dëshiron.

Po kështu, edhe nëse flet për një ngjarje të rëndë që japin lajmet, për një person apo situatë që të ndikon e të frikëson. Duke folur për gjërat negative që të ndodhin, si për shembull që vonohesh për një takim, të mbetesh në trafik apo të humbasësh autobusin, ti nuk flet për gjëra që  dëshiron. Gjatë ditës ndodhin shumë gjëra të vogla, nëse kapesh mbas atyre që nuk të pëlqejnë, secila prej tyre do të zmadhohet e do të të sjellë më shumë preokupim e vështirësi.

Ti duhet të flasësh për lajmet e mira të ditës, për takimet që shkuan mirë, për faktin se të pëlqen të jesh  përpiktë. Duhet të flasësh për faktin se sa mirë është të kesh shëndet të mirë apo për fitimet që dëshiron të arrijë biznesi yt. Ti duhet të flasësh për gjithçka që ka ecur gjatë ditës, për të tërhequr drejt vetës pikërisht atë që dëshiron.

Por, duke folur për gjëra negative e për gjithçka të padëshirueshme, ti thjeshtë e burgos vetën si zogu në kafaz dhe kjo, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Çdo herë që flet për gjëra që nuk të pëlqejnë, ti i  shton kafazit tënd një hekur, duke u izoluar nga gjithçka e mirë.