Highlight Storie Inspirimi

Fol me shpirtin tënd!

fol me shpirtin tënd

Kur shohim dikë të flas me vete, ne na duket  çuditshme. Zakonisht e shpjegojmë me çmendurinë. Por, ishte Platoni ai që e përkufizoj mendimin si “shpirti që i flet vetes”. Nëse doni që jeta juaj t ecë mirë, nuk ka njeri më të mirë për të folur sesa vetvetja.

Askush tjetër nuk ka aq informacion për problemet tuaja, askush nuk i njeh më mirë aftësitë e mundësinë tuaj.

Dhe nuk ka njeri që mund të bëjë më shumë për ju sesa vetja juaj.

Shumë  njerëz në profesionet motivuese edhe psikologjike rekomandojnë pohimet. Ju zgjidhni një fjali për ta thënë, si për shembull, “çdo ditë, në çdo mënyrë, po bëhem gjithnjë e më mirë, “ dhe përsëriteni, pavarësisht nëse mendoni se është e vërtetë apo jo.

Megjithatë pohimet janë një hap i parë i drejtë i programimit.

Portali unik rekomandon bisedat, ato funksionojnë më shpejt.

Kur përsëritni “Po bëhem gjithnjë e më mirë” argumentojeni me logjikë këtë çështje.

Duke biseduar me vetveten, mund ta vërtetoni se po përmirësoheni.

Të hipnotizosh veten, duke përsëritur fjalët, për të pranuar diçka si të vërtetë është një gjë, kurse ta bindësh veten se kjo është e vërtetë, është krejt një gjë tjetër.

Ne sugjerojmë që çdo mëngjes të nxisni të menduarit krijues.

Bëni vetës dy pyetje:

1.Çfarë kam të mirë në jetën time?

2.Çfarë kam ende për të bërë?

Shumica e njerëzve nuk flasin fare me veten. Ata dëgjojnë radio, shohin televizor, bëjnë thashetheme dhe plotësojnë fjalët dhe mendimet e të tjerëve gjatë ditës. Por është e pamundur që të kënaqeni me atë lloj aktiviteti dhe gjithashtu të motivoheni. Motivimi është diçka për të cili e bindni duke i folur vetes.