Highlight Modë & Bukuri

Flokët e juaja do të rriten çmendurisht për 30 ditë!

flokët

Ne gjithmonë jemi në kërkim të mënyrave për të pasur flokë të gjata e të shkëlqyera. E në fakt, flokët janë ato që na kompletojnë pamjen tonë.

Sipas shkencës, flokët rriten rreth 1 deri në 1.5 cm në muaj dhe 12 deri në 15 cm për vit. Mirëpo shumica nga ne kanë probleme të rritjes së flokëve, për shkak të nënshtrimit të shumë proceseve të dëmshme për to.

Ne ju sjellim disa mënyra që flokët e juaja do të rriten çmendurisht për vetëm 30 ditë.

1. Gërshërët janë miqtë e juaj;

Ndoshta ju duket e çuditshme, mirëpo që të keni flokë të shëndetshme, ju duhet ti preni ato në baza të rregullta. Flokët tuaj duhet ti prisni cdo muaj.

2. Mos harroni balsamin;

Keni dëgjuar që balsami nuk është I mirë për flokët e juaja… Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Zgjedhni balsamin që ju përshtatët tipit të flokëve tuaj. Aplikoni balsamin pas çdo larjeje dhe lërini flokët tuaja të thahen.

3. Përdorni përbërës natyral;

Aplikoni përbërës natyral në flokët tuaja, P.sh: qepë, hudhër, uthull molle. Këta përbërës ndikojnë në rritjen e flokut.

4. Përdorni maska për flokë;

Një maskë për flokë duhet ta bëni patjetër një herë në javë, nëse dëshironi ti rritni flokët shpejtë. Provoni maskën me vaj kokosi, vaj ulliri, mjaltë, limon etj.

5. Tharësja e flokëve është armiku juaj;

Çdo pajisje e tillë është e dëmshme për flokët e juaja. Rrini sa më larg tyre, të paktën në sezonën e nxehtë.