Highlight Të tjera

Filloni me objektiva të vogla

objektiva

Sa më pak objektiva  t’i vini vetes çdo ditë, aq më shumë ndiheni  të shtyrë nga njerëzit dhe ngjarjet që janë jashtë kontrollit tuaj. Ju vuani nga një ndjenjë pafuqie. Në vend që të krijoni realitetin që doni, ju thjeshtë po reagoni ndaj botës përreth jush. Ju keni më shumë kontroll nga sa e kuptoni, mbi aktivitetet e ditës tuaj, duke i përdorur në mënyrë të vetëdijshme objektivat e vogla, do të shihni se si ato më të mëdhatë, bëhen realitet.

Shumica e njerëzve që janë pjesë e sistemit të sipërmarrjes së lirë janë tërësisht të bindur mbi fuqinë e vendosjes së objektivave të mëdha dhe afatgjata për veten e tyre. Objektivat e karrierës, objektivat vjetorë dhe objektivat e përformancës mujore, janë gjithmonë në mendjen  e një personi me ambicie.