Highlight Shtëpi / Dekor Të tjera

Feng Shui, për një shtëpi plot hare

Feng Shui

Feng Shui është një grup rregullash për dekorimin e një objekti me ndihmën e rregullimit të energjisë në favor tuajin dhe të lumturisë në shtëpinë tuaj.

Provoni ngjyra më të hapura në murin e kuzhinës si ngjyra e verdhë sepse promovojnë ngrohtësi. Kuzhina është vendi kryesor sipas feng shui sepse kontrollon gjithë rrjedhën e lumturisë në familjën tuaj. Inkurajoni një energji pozitive duke vendosur drita më shumë në këtë hapësirë. Largoni pajisjet e kuzhinës që nuk i përdorni dhe mbajeni këtë pjesë sa më të pastër.

Dhoma juaj e gjumit duhet të ketë një ngjyrë më relaksuese si ajo e gjelbër e hapur, e kaftë cokollade etj. Zgjidheni artin me kudjes, pra pikturat e vendosura në dhomën tuaj. Vendoseni shtratin në mes të dy tavolinave të vogla anësore.

Dhoma e pritjës duhet të krijojë një ndjenjë të ngrohtë për këdo që do hyj aty. Provoni të përdorni ngjyra neutral si ngjyrë kremi, e hirit etj por mos harroni ngjyrat e ngrohta si e kuqja për dekore.

Për dhomën e ngrëniës përdorni ngjyra të qeta si e kaltër e hapur, dhe ngjyrë kremi; Përdorni tekstura të ndryshme. Tavolinat e ngrëniës më të mirat janë ato në formë rrethi apo ovale dhe të vendosura në mes të dhomës.

Hyrja duhet të krijojë një ndjenjë të ngrohtë. Dera e hyrjes duhet të jetë dera më e madhe në shtëpinë tuaj. Përdorni ngjyra si e kuqe dhe e bardhë për ta dekoruar këtë pjesë./Unik Portal/