Dashuria

Femrat e fshehin më lehtë dëshpërimin sesa burrat

By Bleona Foniqi

May 11, 2017

Femrat në të njëjtën vështirësi mund të jenë të ndryshme. Ne deri diku nuk mendojmë për femrën, kur flasim për mungesën e fondeve, burimeve ose perspektivave . Ato nuk rrinë në radhë, rrallë shihen duke lypur në rrugë dhe nuk shfaqen në turma të shkatërruara që janë karakteristike për burrat.

Sigurisht, po flasim për femra të arsyeshme dhe inteligjente. Duhet të ketë shumë prej tyre, por dëshpërimi i tyre nuk është i dukshëm. Ndoshta ato vrasin shumë veten por këtë asnjëherë nuk e tregojnë. Ndërsa kur mashkullit i mungojnë paratë, burimet ose perspektiva, ka mjaftë kohë për të bluajtur në mendje shumë gjëra.

Ai mund të udhëtojë me kilometra për të takuar dikë për një punë dhe të zbulojë se puna është e zënë, edhe  pse se ajo është një nga ato vende pune pa pagë bazë, por vetëm me komisione për shitjen e disa xhinglave të padobishme, të cilat askush nuk  do t’i blejë, përveçse për mëshirë.Duke e hedhur këtë pas krahëve, e gjen veten përsëri në rrugë pas asnjë vend të saktë se ku do të shkojë. Kështu ai ecën e ecën. E ndalë vështrimin nëpër vrimat e dyqaneve luksoze, të cilat nuk janë për të, ndihet inferior dhe u hapë rrugë njerëzve që ndalojnë për t’i parë ato me një interes real.Endët në stacionin e trenit ose poshtë në bibliotekë për të çlodhur këmbët dhe për të marrë një valë të ngrohtë, por ky nuk është një kërkim pune, kështu që ai rinisë përsëri.

Ai mund të mos e dijë, mungesa e qëllimit do ta largojë atë nga çdo gjë, dhe nëse paraqitja e tij nuk do ta bënte. Mund të jetë i veshur mirë me rrobat e mbetura nga ditët kur kishte një punë të qëndrueshme, por rrobat nuk mund të fshehin uljen e krenarisë.