Dashuria Highlight

Femra, ndaloni së urryeri meshkujt!

femra ndaloni së urryeri meshkujt

Meshkujt mund të jenë shumë frustrues dhe të pakujdesshëm, por gjithashtu mund të jenë të ëmbël, të dashur, të butë dhe romantikë. E gjitha varet se me cilin lloj të tyre jen takuar. Por, mos lejoni një përvojë e keqe t’ua ndryshojë botëkuptimin për ta.

Urrejtja është një ndjenjë shumë e fuqishme; ajo vjen nga një pjesë e thellë e zemrës suaj dhe udhëton në çdo kockë në trup. Si femër,është e natyrshme të kesh dikë që dikur ju ka dashur me kaq shumë pasion dhe që në fund ju ka lënduar.
Kur një mashkull ju ka lënduar, mjafton ta urreni atë. Është gabim të urreni gjithë meshkujt.

Urrejtja aq sa mund të na shkatërroj, mund edhe të na ndërtoj si njëri. Dhe, kjo është një nga arsyet e forta pse ju duhet të ndaloni urrejtjen ndaj burrave. Shpesh, ju nuk doni të urreni kaq shumë, por fakti që jeni të lënduara ju bën të ndjen gjithë këtë urrejtje brenda jush.
Para se të vendosni për të urrejtur të gjithë meshkujt mendoni drejtë; ju po e lejoni vetën të urreni plot meshkuj të mrekullueshëm.

E dashur femër, mos kërko urrejtjen brenda vetës, kur ti je e mbushur me dashuri e mirësi. Të dyja këto të fundit lëri ta kontrollojnë jetën tënde dhe ta bëjnë atë të mrekullueshme.
Unik jep disa arsye pse nuk duhet urryer meshkujt:

1. Një nuk bën një tërësi
Kur keni pasur një përvojë të keqe, është e natyrshme të përgjithësoni. Por Unik nuk këshillon kështu sepse një gjest i keq i tij nuk mund të bëjë një tërësi.
2. Të urryerit bënë më shumë dëm sesa dobi
Të urryerit i bënë njerëzit negativ, ua humbë pozitivitetin. Kur dikush urren dikë ai/ajo fokusohet shumë në këtë dhe nuk sheh gjërat pozitive që ndodhin rreth tyre.
3. Falja është shumë më e mirë se urrejtja
Ju mund të mendoni se jeni fokusuar dhe të vetëdijshë. Por në fakt urrejtja ju mban në një situatë shumë të vështirë. Më mirë është të provoni të falni, kjo nuk do të thotë që ju duhet të jen përsëri bashkë me të. Nuk ka asgjë që të përmbushë sa falja. Falja e një burri, që ju lëndon, nuk e respekton, madje edhe ju ka thyer, do t’ju bëjë shumë të lumtura dhe të përmbushura. Ndjenja e urrejtjes ju tërheq poshtë si një peshë në shpatullën tuaj.