Familja Highlight

Fëmijët që luajnë lojëra elektronike janë më të mençur?

lojëra elektronike

Fëmijët që janë të mirë në lojëra elektronike kanë tendencë të jenë më inteligjente se ata që luajnë vetëm jashtë, sipas një studimi të ri.

 

Hulumtuesit kanë zbuluar një lidhje midis aftësisë së të rinjve për të performuar mirë në dy lojëra si ‘League of Legends’ dhe ‘Call of Duty’ dhe nivele të larta të inteligjencës.

 

Studimet e kryera në Laboratorët e Kreativitetit Digjital (DC Labs) në Universitetin e Yorkut zbuluan se disa lojëra strategjike të veprimit mund të veprojnë ngjashëm me testet e IQ.

 

Studiuesit theksuan se studimet nuk kanë asnjë ndikim në pyetjet si nëse lojërat kompjuterike i bëjnë të rinjtë të zgjuar ose ndryshe.

 

Ata thanë se thjesht po vendosin një lidhje mes aftësive në lojëra të caktuara të strategjisë dhe inteligjencës.